Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Do të mungojë gjatë te Partizani, Altin Bytyçi kryen me sukses operacionin

Shkruar nga NEWSPORT
Do të mungojë gjatë te Partizani, Altin Bytyçi kryen me

Altin Bytyçi është një nga mungesat e shumta të Partizanit. Qendërmbrojtësi u dëmtua 1 javë më parë duke dalë mes lotësh nga fusha e lojës në ndeshjen me Egnatian. Ajo ç’ka u pa në fushë u pasqyrua edhe në shkallën e dëmtimit teksa mjekët njoftuan për një dëmtim të rëndë.

Bytyçi dëmtoi ligamentin kruciat anterior të gjurit dhe do të mungojë për rreth 6 muaj. Klubi i kuq njofton ditën e sotme se lojtari ka kryer me sukses operacionin për rikonstruktimin e ligamentit dhe pas disa ditësh do të nisë fazën rehabilituese.

“Altin Bytyçi ka kryer me sukses operacionin, pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Egnatias. Mbrojtësi ynë iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për rikostruksionin e legamentit kruciat anterior në ambjentet e "Spitalit Amerikan". Pas disa ditësh lojtari do të nis edhe pjesën e rehabilitimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit”, shkruan Partizani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga