Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Do të luajnë 3 ditë pas fitores në Superkupë, Guardiola nuk i mban nervat: Faleminderit shumë Premier League!

Shkruar nga NEWSPORT
Do të luajnë 3 ditë pas fitores në Superkupë, Guardiola

Pep Guardiola nuk e ka pritur aspak mirë faktin që Manchester City është skeduluar të luajë vetëm 3 ditë pas fitores së tyre në Superkupën e Europës.

Trajneri spanjoll i ka ndaluar lojtarët e tij që të kënaqen me festime të tepruara pasi mposhtën Sevillan me penallti për të fituar Superkupën e UEFA-s, teksa do të presin Newcastle United të shtunën në mbrëmje në Premier League. Guardiola zbuloi se ai i ka ndaluar njerëzit e tij të pinë alkool pas fitores pasi ata kërkojnë të rikuperohen në mënyrën më të mirë të mundshme përpara se të përballen me Magpies.

"Asnjë pikë alkooli sot. Shërohuni sa më shumë që të jetë e mundur sepse përsëri nga Greqia iu themi, faleminderit shumë Premier League që na la të luajmë të shtunën jo të dielën apo të hënën. Faleminderit shumë," tha ai para gazetarëve pas ndeshjes.

Vërejtjet e Guardiolës përcillnin në mënyrë delikate mendimin e tij pauzen prej vetëm 72 orësh mes ndeshjeve, gjë që ai mendon qartë se nuk është e mjaftueshme, veçanërisht pas një përballjeje kaq të vështirë në Superkupë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga