Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Do të jetë një ndeshje komplet tjetër nesër”, Zekic jep lajmin e mirë për Grezdën: Grupi i plotë, fokus maksimal

Shkruar nga NEWSPORT
“Do të jetë një ndeshje komplet tjetër

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekic foli për mediat e pranishme në konferencën përpara ndeshjes së kthimit me BATE Borisov, nesër në orën 18:30 në Hungari.

Pas barazimit 1 – 1 në ndeshjen e parë, si e konsideroni ndeshjen e kthimit ndaj Bate Borisov –

E kam përmendur edhe në përfundim të ndeshjes së parë në Tiranë, që ky rezultat lë çdo gjë të hapur përsa i përket kualifikimit në raundin e dytë. Kemi luajtur vetëm aktin e parë. Nesër do të jetë një tjetër ndeshje, duhet të kemi përqëndrim maksimal, dhe të fokusohemi të bëjmë ndeshjen tonë.

Tashmë e njihni kundërshtarin sa janë shanset e Partizanit për kualifikim –

E theksova edhe më parë që neser do të jetë krejtësisht një ndeshje tjetër. Ne duhet të bëjmë një ndeshje dhe një paraqitje akoma edhe më të mirë. Duhet të kemi më shumë karakter, më shumë energji dhe më shumë disiplinë.

Si është gjendja fizike e skuadrës –

Kemi disa probleme të vogla, asgjë problematike. Sot kemi edhe seancën e fundit dhe shpresoj që çdo gjë të shkojë mirë. Nesër besoj i gjithë grupi do të jetë i gatshëm.

Ndeshja nesër do te luhet pa tifozë, si e komentoni këtë fakt –

Nuk mund ta ndryshojmë këtë gjë. Askush nuk e dëshiron që një ndeshje futbolli të luhet pa publik dhe për këtë më vjen shumë keq. Do të jetë një situatë e njëjtë si për ne ashtu edhe për Bate Borisov. Ne duhet të përgatitemi të luajmë edhe në situata të tilla.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga