Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Do të futemi në fushë për të dhënë më të mirën”, Orges Shehi: Synimi është të kthejmë rezultatin

Shkruar nga NEWSPORT
“Do të futemi në fushë për të dhënë

Të enjten e 3 gushtit Tirana do të luajë ndeshjen e kthimit përballë Besiktas. Edhe pse dihet forca e kundërshtarit dhe rezultati i ndeshjes së parë, Tirana do të hyjë në fushë më kokën lart.

Në prag të kësaj sfide të vlefshme për Conference League foli në konferencën për shtyp edhe trajneri Orges Shehi.

“Do të kërkojmë të jemi në vazhdën e ndeshjeve të fundit, edhe pse jemi koshientë që kemi përballë kundërshtar të fortë. Ta nisim ku e lame në ndeshjen e parë

Shpresoj që të kemi një skuadër me ekuilibër, sepse ekuilibri është shumë i rëndësishëm përballë kundërshtarëve të tillë. Sigurisht që ndeshjet më pas vendosen nga episode.

Ekipe me buxhete të tilla është më mirë t’i përballësh më vonë. Me përvojën që kam unë, është hera e parë që përballemi me kundërshtar të nivelit të tillë.

Do të futemi në fushë për të dhënë më të mirën, me synimin për ta kthyer rezultatin. Shanset varen nga situatat që do të krijohen gjatë lojës, që të afrojnë apo të të largojnë nga objektivi".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga