
Gara për presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ka krijuar një situatë të paqartë, me akuza dhe kundërakuza nga kandidatët. Së fundi, Artan Shtyi dhe Fidel Ylli kanë shpalosur idetë konkrete dhe kanë folur për statutin e miratuar, teksa janë kundërshtarë.
Fidel Ylli, deputeti I PS ka treguar për Procesin Sportiv se është propozuar nga 8 federata, ndërsa Viron Bezhani kërkon të bëhet si Duka me 4-5 mandate në krye të institucioneve. Edhe Artan Shtyi ka shpalosur idenë e tij për zgjedhjet dhe garën, teksa ka treguar se është propozuar nga Federata e Futbollit.
Debati:
Artan Shyti: Jo, nuk përfaqësoj zotin Duka, jam kandiduar nga Federata e Futbollit që duam s'duam përbën 80-90 përqind të sportit shqiptar. Ne nuk kemi fushatë, sepse sot që flasim Asambleja e KOKSH është e paligjshme. Në vendimin e 2018, që saktëson anëtarët e KOKSH, vendim I cili nuk është ndryshuar deri sot dhe nëse nuk ndërrohet anëtarët janë po ata, janë anëtarët Rajonal dhe individët.
Është e vërtetë që statuti I ndryshuar para një muaji saktëson që nuk ka individë anëtarë, por miratimi I statutit nuk përjashton anëtarët-individë, duhej mbledhur Asambleja që të bëhej kjo. Ky statut u bë me procedura të përshpejtuara. Demokracia është procedurë, nuk është vullnet I individit. Procedurat që tani janë të kompromentuara dhe është e kotë që të vazhdohet.
Fidel Ylli: Më vjen mirë që zoti Shtyi doli të kandidojë sepse është vlerë për sportin. Unë nuk jam jurist, por jam kandidat në zgjedhjet e KOKSH që më kanë propozuar 7 a 8 federata. Unë nuk jam ekspert por statuti është firmosur nga Ministria, Komiteti Olimpik Kombëtar dhe është regjistruar në gjykatë. Presidenti Bezhani donte t'I bënte zgjdhjet e KOSH pas zgjedhjeve Parlamentare, t'I vinte në pushtet partia e tij dhe të ndryshonte statutin. Jemi një vit me vonesë në këto zgjedhje.
Donte të bëhej si Duka që ka 4-5 mandate. Bezhanit I ka mbaruar mandati që vjet dhe bashkë me zotin Duka atakojnë KOKSH në gjykatë dhe të gjitha vendimet janë pro KOKSH për t'I hapur rrugë zgjedhjeve në prag të Olimpiadës sepse janë bllokuar të gjitha bursat që jep Komiteti Kombëtar për sportistët tanë elitarë.