Florian Marku do përballet me Miguel Parra në ring, më 25 gusht. Pikërisht në stadiumin “Air Albania” boksieri shqiptar do tentojë të fitojë titullin e dytë(WBC Silver Interim) në karrierë.
Biletat për këtë sfidë do dalin në shitje nga dita e enjte, teksa çmimet pritet të bëhen të ditura në vijim. Në stadiumin Kombëtar priten me mijëra mbështetës, që do shohin Florian Markun, i pamposhtur deri tani. Më poshtë mund të lexoni dhe njoftimin e tij në rrjetet sociale.
“Kam pritur gjithë karrierën time për tu rikthyer për një ndeshje kaq të madhe në Atdhe. Kjo është për të gjithë shqiptarët dhe Shqipërinë time.
Kjo është koha ime, në 25 gusht kthehem në Shqipëri për t’u ndeshur për titullin e dytë në karrierën time WBC Silver Interim kundër meksikanit Miguel Parra në nje stadium gjigant si Air Albania. Ju pres të gjithëve atje.
Biletat dalin në shitje këtë të Enjte në orën 10:00 në faqen https://al.ebileta.al/
Më shumë informacione mbi biletat në vazhdim”, shkruan Marku.