Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

“Do bëj Messin tatuazh”, sulmuesi argjentinas mban premtimin

Shkruar nga NEWSPORT
“Do bëj Messin tatuazh”, sulmuesi argjentinas mban premtimin

Në Argjentinë të gjithë janë në festë. Lionel Messi më në fund ia doli të ngrinte në qiellin e Katarit trofeun e shumë munguar, duke i dhuruar kështu Argjentinës edhe yllin e tretë në fanellë. Pikërisht para kësaj fitorje shumë tifozë apo njerëz të sportit kanë bërë premtime të ‘çmendura” në rast se Argjentina do të fitonte Kupën e Botës.

Vetëm 2 ditë pas kësaj fitoreje historike, tashmë është kohë për të mbajtur premtimet dhe Dario Benedetto do e mbajë fjalën e dhënë. Sulmuesi i Boca Juniors, një idhull në “Bombonera”, ka veshur pesë herë fanellën e kombëtares albiceleste.

Përpara fillimit të Botërorit Katar 2022, 32-vjeçari deklaroi se do bënte tatuazh Leo Messin nëse kupa rikthehej në Buenos Aires. “Po bëj një tatuazh të Leo Messit. E premtova dhe do e mbaj fjalën.Dua ta falënderoj gjithmonë Leon për fitimin e Kupës së Botës me Argjentinën”, u shpreh sulmuesi, i cili luajti vetëm pesë herë përkrah idhullit të tij në Kombëtare.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga