
Milani mposhti Juventusin mbrëmjen e djeshme në San Siron e stërmushur me rezultatin e pastër 2-0. Ashtu si edhe Pioli deklaroi pas humbjes me Chelsea, Milan nuk justifikohet me mungesat dhe ndaj Zonjës bëri maksimumin duke mposhtur një rival direkt.
Milani ka gurmbulluar 20 pikë në 9 ndeshje këtë sezon madje duke luajtur tashmë kundër Napolit, Inter, Atalanta, Juventus apo edhe Udinese që po ndalon çdo “Big” këtë sezon. Kuqezinjtë hedhin me sukses pas kalendarin e ferrit dhe i drejtohen ndeshjeve smë të lehta në letër.
Ndeshjet e mbetura në Serie A deri në fillimin e pauzës së Botërorit janë Verona – Milan, Milan – Monza, Torino – Milan, Cremonese – Milan, Milan – Fiorentina. Kalendar frymëdhënës për kampionët e Italisë.