
Djali i emrit të njohur të futbolit shqiptar dhe europian Igli Tares ka vendosur të mbyllë marrëveshjen me Rapid Vienne, por të qëndrojë përsëri në Austri. Etien Tare tashmë do të ndryshojë ekip.
19-vjeçari ka qenë pjesë e ekipit të dytë të Rapit Vienne dhe kështu do të jetë dhe në ekipin e ri. Tare do të bashkohet me ekipin e dytë të Sturm Graz.
Aty lojtari do të nisë një aventurë të re duke shpresuar që të jetë i aftë për të zënë një vend në ekipin e parë, gjë që do ta ndihmonte shumë për vazhdimin e karrierës së tij. Kujtojmë që Etien Tare ka qenë pjesë e akademisë së Lazios, klub ku ka qenë drejtues dhe babi i tij.
Poll