Fatet e Simone Inzaghit dhe Interit duket se tashmë janë vulosur dhe as fitimi i Champions League nuk i shpëton. Zikaltërit kanë vendosur që në fundit të sezonit rrugët e trajnerit me klubin do të ndahen edhe nëse tekniku italian arrin të fitojë Ligën e kampionëve.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane në Milano dëshirojnë të rinovojnë skuadrën aktuale. Ardhja e një trajnerit të ri mund të përmirësojë lojtarët dhe t’u sjellë atyre fitime kapitale. I pari në listë ishte Pochettino, por argjentinasi preferon Chelsea. Më pas janë De Zerbi dhe Conceciao, por këto të fundit kanë një klauzolë me skuadrat e tyre, përkatësisht me Brighton dhe Porto, me vlera 13 dhe 18 milionë euro.
Poll