Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Ditë vendimtare për futbollin në vend, mbledhje urgjente në FSHF me “bosat” e Superligës

Shkruar nga NEWSPORT
Ditë vendimtare për futbollin në vend, mbledhje urgjente në

Sot, në orën 11 Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar për një mbledhje që do të zhvillohet mes 10 presidentët e Superiores. Temë kryesore do të jetë protokolli sanitar që pritet të zbatohet gjatë ndeshjeve të mbetura të këtij sezoni. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të diskutohet për vazhdimësinë ose jo të këtij edicioni futbollistik.

Krerët e 10 skuadrave nuk kanë qenë dakord që Superiorja të rinisë. Ndaj, duhet që të gjithë të dakortësohet për vazhdimësinë e sezonit në javën e 27-të. Në njoftimin e FSHF-së bëhej me dije:
“Federata Shqiptare e Futbollit do të zhvillojë ditën e nesërme një mbledhje me të gjithë Presidentët e Kategorisë Superiore për të diskutuar mbi opsionet e rifillimit të futbollit.

Kjo mbledhje vjen pas punës së kryer nga stafi i FSHF për përgatitjet mbi rifillimin e garës futbollistike në vend. Ekspertët mjekësorë të Federatës kanë përgatitur një protokoll mjekësor i cili është konsultuar me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në dy takimet e zhvilluara ditët e fundit.

Në ditët në vazhdim Federata do të zhvillojë takime me të gjithë anëtarët e saj”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga