Një nga ditët më të bukura për dikë është ajo e martesës. Kjo ditë është e shënjuar në jetën e çdokujt si dita ku bashkohen dy shpirtëra në një të vetëm. Fatlum për ta përjetuar këtë ditë e pati edhe Bedri Greca.
Sulmuesi i njohur i futbollit shqiptar ka kurorëzuar lidhjen me partneren e tij, Sara Biraci, e cila tashmë do të quhet bashkëshortja e tij. Greca ka ndare me ndjekësit e tij në Instagram disa foto ku ka pozuar me bashkëshorten e tij dhe komentet nga shokë e ish-shokë skuadre nuk kanë sesi të mungojnë.
Greca është një nga afrimet e bujshme të Elbasanit në merkaton e verës me verdheblutë që synojnë rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. Këtë sezon anësori 32-vjeçar ka shënuar 2 gola në 7 ndeshje.