
Teuta dhe Sheriff Tiraspol luajnë sot në "Niko Dovana". Në 19:00 në Durrës do zhvillohet sfida që vlen për turin e parë kualifikues të Champions League, me Teutën që përpara kësaj sfide ka prezantuar afrimin e Sherif Kallakut në huazim.
Trajneri Edi Martini e ka idenë sesi do t'i vendosë të tijtë në fushë, teksa Teuta është përforcuar në merkato. Për të ndalur Sheriff, Teuta ka rikthyer Sherifin (Kallakun) në një ndeshje delikate. Shkodrani i stolit pritet që të hedhë në fushë një skuadër me muskuj dhe të fortë në fazën e avancuar.
Formacioni i mundshëm:
Teuta: Frashëri, Todorovski, Hoxha, Arapi, Jackson (Kotobelli), Aleksi, E. Vila, L. Vila, Kallaku, Bregu, Seferi (Georgiev) Trajner: Edi Martini
Poll