Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dinamo në garë me Ballkanin, "Nëndetësja" kërkon sulmuesin 26 vjeçar

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo në garë me Ballkanin, "Nëndetësja"

Dinamo është në garë me Ballkanin për të siguruar shërbimet e sulmuesit Kreshnik Uka. 26 vjeçari e mbylli me Drenicën në Superligën e Kosovës, teksa është rikthyer te Prishtina pas huazimit. Mediet në Kosovë tregojnë se Uka ka marrë oferta nga disa skuadra, teksa njëra prej tyre është Dinamo në Shqipëri.

Të ngjitur në elitë pas shumë vitesh mungesë, Nëndetësja blu e drejtuar nga Bledi Shkëmbi kërkon të tjerë elemnetë të talentuar pas afrimit të emrave të rëndësishëm në Shqipëri.

Në garë për të ka hyrë edhe Ballkani, teksa "lufta" për shërbimet e sulmuesit do marrë fund pas pak ditësh, kur edhe Uka të vendosë të ardhmen. Në 76 ndeshje në Superligën e Kosovës, Uka ka realizuar 21 gola.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga