
Dinamo prej vitesh endet në Kategorinë e Parë të futbollit shqiptar. 18 herë kampionët e vendit, këtë sezon ndodhen në pozita kritike, teksa lëngojnë në vendin e fundit të klasifikimit me vetëm një pikë. Klubi ka kaluar në pronësinë e kompanisë italiane dhe duket se gjërat janë duke lëvizur. Pas trajnerit dhe stafit italian, te "Nëndetësja Blu" është afruar ish lojtari i Inter.
Bëhet fjalë për Lamine N'Diaje Masuba, 21 vjeçarin që është aktivizuar së fundmi me Marbelën në Spanjë dhe vjen si lojtar i lirë. Sulmuesi ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Lacio dhe Inter, me Dinamon që mund ta federojë pasi ka dy vende të lira në listë. Sulmuesi është aktivizuar në miqësoren e fundjavës, me stafin që ende nuk ka vendosur për nënshkrimin e tij. Ambientimi dhe koha e nevojshme sshihen parësore nga stafi teknik, me trajnerin Kamarata që pritet të ketë një forcë më shumë në sulm.