
Dinamo pret Flamurtarin ditën e sotme në Selman Stërmasi për të mbyllur javën e 7-të Kategorisë së Parë. Ndeshja e orës 14:00 do të përplasë dy nga skuadrat me traditë në futbollit shqiptar. Fitorja e bluve sot do t’i dërgonte ata në kuotën e 17 pikëve, plot 5 më shumë nga ndjekësit më të afërt dhe Dinamo që aty mund të fillojë shkëputjen.
Dëmtimet bezdisin paksa trajnerin Dede i cili sheh me interes gjendjen e titullarëve Sabien Lilaj dhe Eni Imami poashtu edhe të riun Silvio Vokrri. Treshja me shumë mundësi do të mungojë edhe këtë ndeshje por objektivi i bluve nuk ndryshon, sot luhet vetëm për fitore.
Poll