Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dinamo ‘furnizon’ Kategorinë e Parë, ishi i ‘Bluve’ akord me ekipin e ri

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo ‘furnizon’ Kategorinë e Parë, ishi i

Dinamo u rikthye në Superiore dhe drejtuesit kanë ndërhyrë me themel në ekip duke bërë një revolucion të madh që nis direkt te grupi i lojtarëve. Shumë futbollistë janë larguar nga skuadra dhe  kanë gjetur ekipet e reja në Kategorinë e Parë.

I tillë është edhe Idakwo Dickson. Mbrojtësi ka arritur akordin me Burreli, mëson ‘Futbolli në Shqipëri’, dhe pritet të jetë një përforcim me shumë vlera për skuadrën e Dorjan Bubeqit. Eksperienca e afrikanit do të ndihmojë shumë skuadrën matjane të cilët kanë nënshkruar gjithashtu edhe me Patrik Fetajn, Sinan Dani dhe Marjus Kola.

Dickson ishte titullar absolut sezonin e fundit si për Nevil Deden, edhe për Dritan Mehmetin duke luajtur 21 ndeshje ku gjeti edhe një herë rrugën e rrjetës në humbjen 2-3 ndaj Apolonisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga