
Bujar Pllana, lojtari i Trepçës '89, në Superligën kosovare, është një nga talentet më premtuese të së ardhmes. Futbollisti i ka rënë në sy për mirë, gjigandëve kroatë të Dinamo Zagrebit. Vet klubi e ka bërë të ditur këtë fakt duke thënë se lojtari, do të qëndrojë në provë 17 ditë, tek ky ekip.
Njoftimi i Trepça '89:
"Për super-talentin mitrovicas Bujar Pllana, lojtar i Trepça '89 tregon interesim gjiganti kroat NK Dinamo Zagreb. Në adresë të klubit vjen edhe zyrtarisht ftesa për testimin e lojtarit në fjalë në grumbullimin e kampit testues të talentëve i cili do të mbahet prej periudhes 13.01.2019 deri më 30.01.2019 në stadiumin MAKSIMIR të NK Dinamo Zagreb".
Poll