Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dinamo e Superiores nis sot nga puna, 18-herë kampionët e vendit zbresin në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo e Superiores nis sot nga puna, 18-herë kampionët e vendit

Skuadra e Dinamos do të nisë sot nga puna për sezonin e ri futbollistik. Lojtarët e skuadrës kryeqytetase janë njoftuar për seancën e parë stërvitore që do të zhvillohet në kompleksin "Football Republic" nën urdhrat e trajnerit Bledi Shkëmbi.

Atmosfera në klub është tejet pozitive teksa drejtuesit po punojnë intensivisht për të pasuruar ekipin me elementë cilësorë. Nuk përjashtohet mundësia që ditën e sotme në seancën stërvitore të programuar në orën 18:00 të zbresin në fushë Besir Demiri apo Agim Ibraimi që janë lakuar së fundmi për t'iu bashkuar "Nëndetëses Blu".

Projekti i Dinamos është i qartë dhe në këtë sezon të Superiores, kryeqytetasit nuk do të jenë thjesht për shëtitje në elitë, por me objektiva të qarta.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga