Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Dinamo Batumi “në ajër”, rivalët e Tiranës humbasin 4 titullarë para sfidës me bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
Dinamo Batumi “në ajër”, rivalët e Tiranës

Tirana do të luajë ndeshjen e parë në kualifikueset e Conference League përballë Dinamo Batumi, më 12 korrik në “Air Albania”. Bardheblutë kanë hyrë fuqishëm në merkato teksa kanë mbyllur të gjitha boshllëqet q ëkishin sezonin e fundit duke afruar lojtarë me emër që rrisin cilësinë në ekip.

Nuk mund të thuhet e njëjta për kundërshtarët e tyre, në fakt komplet e kundërta. Gjeorgjianët po përballen me disa largime shumë të rëndësishme siç janë 4 titullarët e këtij sezoni. I pari dhe më kryesori është ai sulmuesit të majtë, 20-vjeçari Giorgi Kvernadze, që do të transferohet te Frosinone në Serie A.

Dy largime me peshë janë edhe mesfushorët Vladan Vidakovis dhe Sandro Altunashvili. I pari ishte në formë huazimi dhe rikthehet te Maribor më 30 qershorë ndërsa i dyti do të transferohet te Wolfsberger.

Krahu i majtë mbetet bosh teksa pas Kvernadzes do të largohet edhe mbrojtësi Guram Giorbelidze. 27-vjeçari ishte poashtu i huazuar dhe më 30 qershor duhet të rikthehet te Zaglebie Lubin. Të katër këto lojtarë vlejnë gjithsej 1.7 milionë euro në Transfermarkt duke bërë kështu që Dinamo Batumi të humbasë shumë.

Mbetet të shihet nëse Tirana do të përfitojë nga kjo situatë e tyre dhe të sigurojë përsëri kualifikimin ndaj një skuadre gjeorgjiane, me të cilat ka patur gjithnjë fat.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga