Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dilemat e PARTIZANIT për ndeshjen me Vllazninë, do të ketë tifozë apo jo

Shkruar nga NEWSPORT
Dilemat e PARTIZANIT për ndeshjen me Vllazninë, do të ketë

Partizani ka zhvilluar dje përgatitjet për takimin e kthimit në Kupën e Shqipërise me Vllazninë. Sfida e parë në “Loro Boriçi” përfundoi 3-1 për shkodranët dhe vijnë më të favorizuar për kalimin në gjysmëfinale. Takimi i dytë do të zhvillohet nesër në oran 16:00 në stadiumin “Partizani”.

Por Partizani u dënua nga Komisioni i Disiplinës që dy ndeshje t’i zhvillojë pa tifozerinë e saj. Të parën ata e kryen në kampionat këtë fundjavë. Por sfidën e ardhshme me Vllazninë për kupë ata mund ta shlyejnë me gjobë. Megjithatë drejtuesit e kuq ende nuk kanë vendosur se çfarë do të bëjnë. A do ta shlyejnë detyrimin me para dhe të lejojnë tifozët e tyre të futen në stadium apo do ta kryejnë edhe këtë ndeshje pa tifozë?!

Partizani ishte i gatshëm ta paguante shumën prej 500 mijë lekësh të rinj por kjo nuk ka ndodhur akoma. Ndeshja me shkodranët është e vështirë pasi Partizani duhet të kthejë rezultatin dhe për këtë i duhet një mbështetje sa më e madhe e tifozerisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga