Tirana do të luajë ditën e hënë derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit. Sfida do të luhet në “Air Albania” në orën 19:45, ndëra ekipet po u japin dorën e fundit përgatitjeve. Te Tirana situata duket shumë herë më e mirë se javën e kaluar ku disa lojtarë ishin të infektuar me covid-19. T
itullarët e skuadrës bardheblu janë stërvitur normalisht dhe trajneri Orges Shehi ka “skicuar” edhe formacionin që do të zbresë në fushë edhe pse nuk mungojnë dilemat për fazën sulmuesi.
Trajneri bardheblu nuk e ka vendosur ende nëse do të luajë me 3 apo me 2 sulmues dhe cili nga Seferi apo Ngoo do të luajë nga minuta e parë. Sulmuesi anglez është më favorit se Seferi, por problemet fizike mund ta penalizojnë për të zbritur si titullar. Pjesa tjetër e skuadrës pritet të ngelet e pandryshuar.
Formacioni i mundshëm: Bekaj, Toshevksi, Behiratche, Hoxhallari, Ismajlgeci, Toli, Najdovski, Totre, Limaj, Xhixha, Ngoo (Seferi).