Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

Dikur kërkohej nga Manchester United sot firmos në Kosovë, kampionët prezantojnë afrimin e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
Dikur kërkohej nga Manchester United sot firmos në Kosovë,

Feronikeli vazhdon me afrimet për merkaton e janarit. Pasi ka zyrtarizuar disa ditë më parë 4 lojtarë, skuadra kampione zyrtarizon edhe një tjetër afrim. Bëhet fjalë për, Keith Groeneveld që është bashkuar me skuadrën.

Postimi I Feronikelit:

Feronikeli ka vazhduar vazhdën e transferimeve të reja në këtë afat kalimtar të dimrit, ndërsa i fundit që është transferuar është supertalenti, Keith Groeneveld.

Pas negociatave jo të lehta, FC Feronikeli e ka bindur qendërmbrojtësin, Keith Groeneveld, që t'i bashkohet skuadrës.

Qendërmbrojtësi ka luajtur në skuadra si Cape Toën City FC, KV Mechelen dhe ishte pjesë e skuadrës së famshme Belge, Standard Lige, Groeneveld po ashtu ka qenë edhe pjesë e grupmoshave U18 të Përfaqësueses së Belgjikes dhe U20 të Afrikës së Jugut.

Kujtojmë se futbollisti më parë ishtë edhe njëri nga objektivat e Manchester United, madje, Van Gaal, ish trajneri i Unitedit kishte kërkuar nga klubi që të nënshkruanin më Groeneveld, ai ishtë për teste edhe në Londer te ekipi i Arsenalit.

20 vjeçari me një gjatësi 1.90cm i bashkohet klubit në këtë afat dimror për të përforcuar skuadrën edhe më shumë.

Groeneveld, përveç pozitës së qendërmbrojtësit luan edhe si mesfushor ofanziv.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga