
Pas një dëmtimin që e la jashtë fushës së lojës për shumë javë, është rikthyer më në formë se kurrë sulmuesi i "Zonjës së Vjetër", Paulo Dybala.
Menjëherë pas kthimit ai ka rikthyer pas besimin që ekipi i tij i ka dhënë sulmuesit, duke i premtuar besnikëri ndaj skuadrës së Alegrit.
U fol gjatë për një transferim të mundshëm të sulmuesit tek ekipi i Barcelonës, për një shifër të majme prej 100 milionë euro, por Dybala ka thënë, "jo".
Në një intervistë për mediat italiane Paulo Dybala është shprehur: “Lionel Messi? Ai është idhulli im. Kam ëndërruar të luajë më të”. “A mund të luajmë së bashku te Barcelona? janë vetëm thashetheme, pasi unë jam shumë i lidhur me fanellën bardhezi, njerëzit duhet ta kuptojnë që unë jam i lidhur me Juventusin dhe të mos i dëgjojnë fjalët”. “Jam shumë i lumtur këtu, dhe duan të jem pjesë e këtij ekipi për shumë vite”, ka thënë Dybala në intervistën e dhënë për mundësinë e kalimit tek Barcelona.
[gallery columns="1" size="full" ids="64774"]