Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Orges Shehi s’i frikësohet Martinit, beteja e trajnerëve "trofe" më vete (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Orges Shehi s’i frikësohet Martinit, beteja e trajnerëve
Foto ilustruese: Edi Martini - Trofe - Orges Shehi

Vllaznia dhe Tirana do të përballen mbrëmjen e së premtes në kuadër të javës së 26-të të “Abissnet Superiore”. Klasikja e Shqipërisë që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, nis në orën 19:00.

Një duel interesant pritet të jetë ai në distancë mes dy trajnerëve. Edi Martini dhe Orges Shehi është një “sfidë” më vete, ku deri më tani statistikat s’u japin të drejtë, për shkak se ka baraspeshë.

Në 14 ndeshje mes dy teknikëve të njohur, Martini ka 6 fitore. Në krahun tjetër, po 6 fitore ka edhe Orges Shehi, ndërsa barazime janë 2. Pra, lojtarët duhet të luajnë edhe për t’u përmirësuar statistikat trajnerëve, për të “vulosur” avantazhin.

Kujtojmë se momentalisht në Superiore, dy ekipet po luftojnë për objektiva krejtësisht të ndryshëm. Shkodranët duan titullin dhe janë në vendin e parë me 48 pikë, ndërsa Tirana renditet e parafundit (9-të) me 21 pikë.

Poll

Lexo gjithashtu