
Ditën e djeshme në Kosovë është shfaqur sërish dhuna në futboll. Miqësorja mes Hajvalisë dhe Gjilanit u ndërpre për shkak të një përleshjeje mes futbollistëve.
Futbollisti kongolez i Hajvalisë, Victor, është sulmuar fizikisht nga lojtari i Gjilanit, Ylber Kastrati. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje stafi i Hajvalisë ka urdhëruar lojtarët të braktisin lojën pasi nuk mund të vazhdohej më një miqësore normale.
Klubi i Gjilanit është munduar të justifikohet duke thënë se futbollisti i tyre ka sulmuar pas një ndërhyrjeje të ashpër, por gjithsesi sipas tyre konflikti i ndodhur nuk ishte motiv për të ndërprerë ndeshjen.
Poll