“Dhuna ndaj minorenëve është akt burracak i skizofrenëve”, Tirona Fanatics shpërthejnë ndaj policisë: Do iu kthehet 10-fish, dukeni si polici serbe
Shkruar nga NEWSPORT
Tirana nuk ia doli as këtë herë të fitojë në derbi ndaj Partizanit. Në 3 ndeshjet e zhvilluara këtë sezon, bardheblutë kanë marrë vetëm 1 pikë dhe mbrëmjen e djeshme dështuar, teksa u përmbysën nga rivalët e tyre me shifrat 2-1.
Si çdo duel mes dy ekipeve të kryeqytetit as i mbrëmshmi nuk ka kalaur pa incidente, ku disa tifozë nuk janë ndaluar të hyjnë në stadium pasi kanë qenë të paisur me flakadanë apo gjëra të tjerë që nuk lejohen në stadium. “Tirona fanatics” që kanë bërë një reagim të gjatë në rrjetet sociale, ku “shfryjnë” nervat ndaj policisë, të cilët sipas tyre po bëjnë sjellje shumë qeshake, ndërsa pretentojnë se kanë ushtruar dhnë ndaj tifozëve minorenë.
“Reagim!Sjellja kunder cdo lloj norme e pseudopolicise se shtetit kunder tifozeve bardhe e blu eshte me shume se e neveritshme!Uniforma prostitutash blu te cilet godasin e shtyjne femije te pambrojtur ne hyrjen e sektorit ne Air Albania...Nje dhune qe do te ishte ideale per skenaret e milicise serbe kunder shqiptareve...Edhe pse tifozet etiketohen si te rremujshem e jo te vetdijshem...dhune e avuj alkooli jan ato qe ndihen para hyrjes se stadiumit Air Albania ku qindrave tifozeve bardheblu ju ndalua sot hyrja ne stadium.Tirona Fanatics ben me dije te gjithe organet kopetente ligjvenese dhe jo vetem se cdo forme e represionit kundra nesh do te kthehesh 10fish...Panorama aq e kerkuar nga ju dhe te gjithe “sportdashesit” per derbi mund te shnderrohet lehtesisht ne panorame jo dhe aq te kendshme per te gjitha palet!Dhuna ndaj minoreneve eshte akt burracak i skizofreneve veshur me uniformen e policit!Ju nuk na trembni per me teper na dukeni qesharak!ACAB1312”, kanë shkruar grupi i “Tirona Fanatics”.