Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dhuna kundër Tiranës, presidenti i Vllaznisë plas “bombën”: Ekipi im do të shpërbëhet, do të paguaj unë të mos luajnë më!

Shkruar nga NEWSPORT
Dhuna kundër Tiranës, presidenti i Vllaznisë plas

Të shtunën që lame pas ishte programuar të zhvillohej ndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë, e vlefshme për kampionatin e femrave. Një duel që ka startuar në kompleksin “Skënder Halili” dhe që pritej me mjaft interes nga gjithë sportdashësit.

Takimi ka nisur normalisht, por më pas ajo që është para në fushë dhe përtej saj ka kaluar konotacionin dhe qëllimin që ka futbolli. Një përplasje verbale mes stafeve ka degjeneruar më pas në dhunë, teksa arbitrat e takimit bashkë me delegatët janë detyruar të ndërpresin takimin.

Pikërisht për këtë ngjarje aspak të këndshme, presidenti i Vllaznisë, Lazër Matija ka dhënë një prononcim për ‘Euronews’:

“Dhuna e madhe ka ndodhur.Më kanë goditur, porn ë këtë moment nuk mund të flas dot. Situata agravoj, sepse aty nuk është marrrë vesh kush është Tirana apo Vllaznia. Ka pasur goditje masive. Aty është aluduar që kam goditur djalin e Presidentit. Unë kam kontaktuar Refik Halilin dhe jemi marrë vesh. Nëqoftëse del një person me pamje dhe me zë dhe thotë që unë kam goditur i pari. Nuk mund të thuash kush goditi dhe kë goditi. Pasi aty kam pasur dhe vajzën time dhe ka marrë grushta pafund. Më kanë goditur edhe mua. Në ato momente unë kam parë civila. Kanë goditur stafin dhe lojtaret.

Kur u futëm ishte një grua. Menduam se ishte security, por ajo ishte punëtorja e stadiumit. Na mori 2 mijë lekë për t’u futur brenda kompleksit. Edhe mjeku i Tiranës që është për humanizëm dhe jo kriminalitet ka goditur pjesë të stafit dhe lojtaret. Edhe një person jashtë pankinës që e kam denoncuar në Polici është Greisi Halili. Edhe djem me kapuça që nuk kishin lidhje me ndeshjen janë futur duke goditur futbollistet. Nuk kam pasur rrugë tjetër. Kam marrë ekipin në dhomat e zhveshjes, pa asnjë mbrojtje, apo humanizmi nga ekipi vendas.

Kemi futur ekipin në dhomat e zhveshjes. Gjëja e parë që kam pyetur vajzat është nëse janë në gjendje të mirë. Nuk e kisha telefonin aty pasi më kishte rënë diku. Nuk ishin shumë tifozë, por persona civilë kishte shumë. Për dy minuta kanë ardhur të gjitha forcat e Policisë. Nga ky moment e mbrapa kemi shkuar në komisariat. Në komisariat kishte diferencime. Pati ndërhyrje shumë të shpejta. Personat që kanë dhunuar që nuk kishin lidhje me ndeshjen nuk ishin fare në komisariat. Unë nuk kisha mundësi t’i njihja me emra, por gocat e njihnin. Janë persona që kanë krijuar probleme në fushën e lojës.

Kemi komunikuar zyrtarisht me FSHF, i kemi paraqitur ato prova dhe ato që kanë ndodhur në fushën e lojës. Tashmë Federata do të marrë parasysh pasi është e pavarur. Kanë krijuar mundësinë që të luajnë në këtë datë, në ditën e dhunës ndaj femrave. Nëqoftëse është një njeri që ka ndikuar në formimin e femrave jam unë, pasi kam krijuar një ekip të suksesshëm. Kjo ngjarje duhet të jetë një thirrje e madhe për mbarë opinionin. Që nga masat organizative vjen nënvlerësimi i femrës. Kam investuar që këto vajza që çojnë përpara emrin e Shkodrës dhe të Shqipërisë. Vllazninë e them me keqardhje, ose do të shpërbëhet ose do të paguaj unë që mos të luajë futboll më. Goditjet kanë qenë në mënyrë masive, nuk e dinte kush kujt i binte”, u shpreh Lazër Matija.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga