
Ditën e nesërme Manchester United do të pres në shtëpi skuadrën e Leeds United. Ndeshja e prapambetur në Premier League do të luhet në orën 21:00.
Për skuadrën e Erik Ten Hag lista e mungesave për nesër do të jetë shumë e gjatë. Perveç mungesave të Eriksen dhe Van De Beek që dihen, të dëmtuar së fundmi janë edhe McTominay, Martial dhe Antony.
Gjithashtu dhe braziliani Casemiro do të mungojë për 3 ndeshje për shkak të kartonit të kuq javën e kaluar. Tekniku hollandez është shprehur se me gjithë mungesat ekipi ka plot kualitete që plotësojnë boshllëqet në formacion.
Poll
Lexo gjithashtu
PREMIER LEAGUE
58 milionë euro, Chelsea nuk “ngopet” me sulmues
PREMIER LEAGUE