
Sikur të mos mjaftonte ecuria negative në këtë sezon, Skënderbeu është përballur me shumë dëmtime.
Të fundit janë ato të Oto John dhe Marko Radas, që sipas të gjithave gjasave do të mungojnë për korçarët në takimin e kësaj të shtune kundër Kukësit. Dy shtylla të skuadrës së drejtuar nga Orges Shehi, që i duhet të udhëtojë drejt Kamzës pa titullarët e tij.
Megjithatë, verdikti final do të jepet të premten, atëherë kur do të kuptohet nëse John dhe Radas do të jenë me bardhekuqtë në duelin ndaj verilindorëve. Gjithsesi, ato nuk pritet të jenë në dyshim për finalen e Kupës së Shqipërisë të programuar për tu luajtur më 2 qershor, pikërisht ndaj Kukësit.
Poll