Përpos barazimit me shije humbje mbrëmjen e djeshme ndaj Monzas, trajneri i Interit, Simone Inzaghi duhet të vuajë edhe një tjetër problem. Mesfushori Hakan Calhanoglu nuk është në gjendjen e tij më të mirë fizike teksa ka një lodhje të muskujve. Rreziku është prezent për Superkupën e Italisë ndaj Milanit pas 11 ditësh në Riad të Arabisë Saudite.
Trajnerit Inzaghi i duhet të mendojë edhe për rastin më të keq, me Calhanoglun që mund të mos ia dalë në derbi. Në këtë mënyrë, shanset për një fanellë titullari rriten për mesfushorin e kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani. Veç Calhanoglut, edhe Brozovic nuk është në gjendjen optimale ndërsa Gagliardini ka zhgënjyer në fushë.
Poll