
Tirana gjendet në vendin e parë me 53 pikë, ndërsa Kukësi në të dytin me 44 pikë. Në 3 qershor është vendosur të rinisë kampionati aty ku u pezullua prej Coronavirusit, në javën e 27-të të tij. Verilindorët janë besimplotë se do të arrijnë ta ndalin ekipin bardheblu në rrugën e nisur drejt titullit kampion.
Të dy skuadrat kanë vendosur që të zbresin në fushë ditën e sotme në orën 17:00. Kukësi do të rinisë stërvitjet në Elbasan, ndërsa Tirana në kompleksin “Skënder Halili”. Çfarë koiçidence. Dy ekipet që luftojnë për vendin e parë, zbresin sot në fushë në të njëjtën orë.
Poll