
Inter – Juventus është supersfida e javës së 23-të të Serie A. Një duel “titanësh” në Itali, ku të dyja ekipet ditën e dielë do të luftojnë “dhëmb për dhëmb” për kreun e klasifikimit.
Një përballje që do të jetë e luftuar deri në sekondët e fundit, me ekipet që kanë detyrim vetëm 3 pikët. Aktualisht zikaltërit janë lider në kampionat dhe udhëheqin me 1 pikë më shumë se “Zonja e Vjetër”, por “djemtë” e Simone Inzaghit kanë edhe një ndeshje më shumë për të zhvilluar.
Për këtë duel është mësuar edhe arbitri që do të vendosë drejtësi. Inter – Juventusi i është besuar kryesorit Fabio Maresca. Ky i fundit fitoi “garën” ndaj Guidës për të arbitruar në këtë sfidë, e cila premton të jetë një spektakël i vërtetë si në fushën e lojës ashtu edhe në tribuna.