Bledar Devolli është trajneri i ri i Turbinës. Ashtu siç u lajmërua ditën e sotme, tekniku kryeqytetas ka marrë drejtimin e ekipit cërrikas. Sot, ai është prezantuar para ekipit ku ka nisur menjëherë nga puna.
Më parë ishte pjesë e Akademisë së Futbollit të Alban Bushit, ndërsa sot merr një detyrë të rëndësishme për të arritur objektivat në Kategorinë e Parë.
Kujtojmë që Devolli në edicionin e shkuar ishte pjesë e stafit teknik të Dinamos si zv. trajner. Më parë ka drejtuar Luftëtarin, Kamzën, Bylisin, Tomorin dhe Kastriotin.
Poll