Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Detajet e fundit dhe firma, Tirana arrin akordin me ish-lojtarin e Kukësit dhe Laçit

Shkruar nga NEWSPORT

Ndryshe nga sezonet e fundit, Tirana ka hyrë në merkato që në ditët e para për të patur një grup solid për kupat e Europës. Largimet e shumta dhe kontigjenti i vogël detyrojnë bardheblutë të veprojnë kështu dhe deri tani janë zyrtarizuar Kaina Nunes dhe Gentian Selmani.

Të tjerë pritet t’i pasojnë së shpejti dhe i rradhës do të jetë një mbrojtës. Media e shkruar raporton se kryeqytetasit kanë arritur akordin verbal me Erhun Obanor dhe palët janë pranë mbylljes së marrëveshjes, me detajet e fundit që po diskutohen para se firma të hidhet në kontratë.

[caption id="attachment_696148" align="alignnone" width="533"]Erhun Obanor Erhun Obanor[/caption]

Obanor është një emrë mjaft i njohur në Superiore teksa më parë ka luajtur me Kukësin dhe Laçin duke shkëlqyer në prapavijë. Qendërmbrojtësi 27-vjeçar, i cili mund të luajë edhe në krahun e majtë do të jetë futbollisti më i ri i 26 herë kampionëve të Shqipërisë dhe do të jetë një vlerë e shtuar për trajnerin Orges Shehi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga