
Prej disa ditësh në qendër të vëmendjes është vënë mesfushori i Luftëtarit, Dejvi Bregu. Në sulm për të janë hedhur dsia prej ekipeve të Superligës, ku më pranë arritjes së një marrëveshjeje të mundshme ishte Flamurtari.
Së fundmi, mësohet se ka qenë vetë Bregu që ka kërkuar kohë të mendohet dhe se dëshira e tij është që të largohet jashtë vendit, gjiithmonë nëse nuk arrin një marrëveshje të re me Luftëtarin.
Mesfushorit i përfundon kontrata në verë dhe ka preferuar që një vendim për të ardhmen e tij ta marrë në janar, kohë gjatë së cilës zhvillohet dhe merkatoja, periudhë në të cilën Bregu do të presë dhe ofertat që mund t'i vijnë nga jashtë.
Në këto kushte, trajneri i Flamurtarit, Shpëtim Duro ka preferuar të piketojë lojtarë të tjerë, duke e cilësuar si të mbyllur "çështjen" Bregu.