
Drejtori i ri i Kukësit, Dritan Dervishi, është në kërkim të lojtarëve nga më cilësorët në tregun vendës dhe të huaj. Janë bërë zyrtarizimet e para, që janë të rinjtë shkodranë Guri dhe Dema, por objektivat madhorë kërkojnë edhe kualitet e përvojë. Të dyja këto cilësi i ka mesfushori korçar, Sabjen Lilaj, të cilin drejtori i kuksianëve, Dervishi, e ka takuar të premten në kryeqytet. Ata kanë biseduar gjatë bashkë në lidhje me mundësinë e kalimit të Lilajt te Kukësi, por problemi është se futbollisti në fjalë është nën kontratë me Skënderbeun dhe duket e vështirë që presidenti Ardjan Takaj ta lërë të largohet “xhevahirin” e tij. Gjithsesi, gjithçka mund të ndodhë në vazhdim.
Poll