
Partizani-Tirana është derbi I kryqytetit që do të luhet ditën e nesërme në "Elbasan Arena" me fillim nga oran 18:00. Ditën e sotme në konferencën për shtyp ka folur edhe trajneri i Tiranës, Nevil Dede. Në fjalën e tij, numri një I pankinës bardheblu u shpreh se do të futen në fushë me objektivin e vetëm që të dalin me 3 pikë.
"Klima është pozitive dhe është një ndeshje kartolin për futbollin shqiptar. Shpresoj të rikuperojmë disa lojtarë dhe me blerjet e duhura kjo skuadër do të marri formën e duhur.
Janë luajtur edhe 3 ndeshje të tjera pas fitores së thellë e nuk mund të jap një përgjigje të saktë, ne duam të shijojmë këtë ndeshje. Dua të flas për ndeshjen Partizani-Tirana dhe dua të shijoj këtë ndeshje. Nuk ia vlen që të komentoj rezultatin, por dua të shijoj këtë ndeshje së bashku me çunat e për ne pak rëndësi kanë rezultatet e rivalëve.
Kemi punuar mirë dhe jemi lodhur shumë. Jam I lumtur që punoj me këta lojtarë dhe gëzoj shumë nëse fitojmë së bashku me ta. Seferi? Kemi edhe një seancë stërvitore e më pas do të vendosin se cili do të jetë formacioni titullarë".
Merkato? "Çdo skuadër ka nevojë për afrime. Grupi aktual po punon mirë dhe të gjithë kemi një qëllim. Derbi është pjesa më e lehtë e një trajneri pas motivimi është ekstra. Unë para stërvitjes shikoj që lojtarët mezi presin e gjithashtu mezi presin që ndeshja të fillojë.
Partizani nuk ka pasur shumë luhatje. Çdo skuadër mund të kalojë momente jo të mira, por kjo nuk na bën ne që t'I ulim vlerat kundërshtarit".
Sa vendimtare është derbi? Do të luajmë që ne ta fitojmë. Ne punojmë për të fituar derbin. Nëse ka matematikë që na lejon ne jemi në garë për titull. Ka ende shumë javë deri në fund të kampionatit. Jam pjesë e Tiranës edhe e gjithçkaje që përfaqëson ky klub.
Kemi 10 javë që nuk mundemi e duhet të jemi fitues në javët në vazhdim. E kemi nisur me Kastriotin e do të shikojmë deri në fund nëse do të arrijmë. Unë nuk merrem me të shkuarën dhe nuk kam moral të gjykoj kolegët. Unë nuk jam zoti të them që dikush ka të drejtë apo jo. Sa më shumë alternativash të kesh aq më shumë e vë në presion kundërshtarin".