Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Derbi në Kupën e Shqipërisë, luhet edhe në Fier e Korçë (SFIDAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Derbi në Kupën e Shqipërisë, luhet edhe në Fier e

Ditën e sotme do të luhen 3 takimet e mbetura të Kupës së Shqipërisë, të vlefshme për turin e dytë, sfida që do të zhvillohen në dy orare të ndryshme.

Në orën 13:00 në fushë do të zbresin 4 skuadra, ku Apolonia prej në shtëpi Kukësin me njëmijë e një problemeve. Fierakët kërkojnë të bëjnë surprizën ndaj verilindorëve, të cilët javët e fundit nuk janë në një situatë aspak pozitive. Nga ana tjetër ekipi i Rrahman Hallaçit ka si shpëtim të sezonit Kupën e Shqipërisë dhe fitorja ditën e sotme është detyrim.

Po në të njëjtën orë do të zhvillohet edhe Skënderbeu-Egnatia. Korçarët kërkojnë të shkojnë sa më larg në këtë komepticion, ndërsa përballë gjejnë rrogozhinasit e Shpëtim Duros, të cilët në të tilla ndeshje nuk falin kollaj.

E gjithë vëmendja do të përqendrohet te derbi i Durrësit mes Erzenit dhe Teutës. Një sfidë mjaft interesante dhe e luftuar pritet të jetë mes shijakasve dhe durrsakavë. Kapllanaj nga njëra ana dhe Martini nga ana tjetër nuk duan gabime dhe fitoren e kanë mëse detyrim. Një përballje derbi që premton emocione dhe spektakël duke nisur që nga ora 16:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga