Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

DERBI "ndihmon" KUKËSIN, RAMA "kërcënon" PARTIZANIN me EUROGOL dhe fitore (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
DERBI "ndihmon" KUKËSIN, RAMA "kërcënon"

KUKËSI-LUFTËTARI 3-0 (FT)
(Limaj 23', Dzaria 45'+2, Rama 90'+3)
Stadiumi "Elbasan Arena"
Ora 14:00

Kukësi: Frashëri, Maliki, Shameti, Cuculi, Rrumbullaku, Çyrbja, Limaj, Dzaria, Ethemi, Rexhinaldo, Shkurtaj Trajner: Armando Cungu

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Rapo, Ymeraj, Demo, Fili, Dunga Trajner: Julian Ahmataj

Komenti minutë pas minute:


90'+3 - Kukësi triumfon me gol madhështor të Valdet Ramës. Verilindorët fitojnë 3-0 dhe i afrohen Partizanit në distancë me 6 pikë.
90'- Arbitri i katërt akordon tre minuta shtesë.


87'- Teqja ndërhyn ndaj Rapos. Luftëtari pretendon për penallti, por pamjet tregojnë se Teqja ka vepruar saktë.
86' - Ahmataj ul në stol Filin.


79'- Luftëtari ka shansin e artë të rihapë ndeshjen, por sulmuesi Ismail Dunga nuk arrin ta shtyjë topin brenda në rrjetë.

60'- Faton Xhemaili ul në stol Rrumbullakun. Mbrojtësi ka shqetësime.
57'- Fili provon ta gjejë vetë golin. Sulmuesi i Luftëtarit godet nga distancë e largët, por Frashëri shoqëron qetësisht topin drejt daljes.
46' - Cungu zëvendëson Shkurtajn me Ramën. Sulmuesi ka shqetësime fizike. Edhe Ahmataj bë ndryshime në formacion.


45'+2 - Kukësi realizon golin e dytë dhe i mbetet të menaxhojë ndeshjen.
45'- Arbitri i katërt akordon 2 minuta shtesë.
39'- Kocionis ndëshkohet me karton të verdhë. Dy kartona të verdhë për ndeshjen e sotme.

33'- Ethemi kërkon ta mbyllë ndeshjen në pjesën e parë. Anësori i Kukësit gjuan fort jashtë zone, por Ruçi është në pozicion.

23'- Kukësi realizon në tentativën e tretë. Mbrojtësit e Luftëtarit nuk spastrojnë topin dhe Limaj realizon gol fantastik nga jashtë zone.


20'- Çyrbja i afrohet golit, por nuk gjuan saktë me të majtën.
16'- Ruçi nuk merret vesh me Hoxhën dhe rrezikon portën e Luftëtarit.


15'- Ethemi kërkon trekëndëshin. Gjuan rrezikshëm, por anësori i Kukësit nuk e gjen dot golin.

11'- Ndërpritet takimi. Ardian Cuculi lë ndeshjen në mes. Cungu hedh në fushë Olsi Teqjan.
7'- Jackon kroson, por e dërgon topin shumë keq.
1'- Fillon sfida në "Elbasan Arena". Kukësi shkelmon topin e parë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga