
Partizani-Tirana është derbi I kryqytetit që do të luhet ditën e nesërme në "Elbasan Arena" me fillim nga oran 18:00. Ditën e sotme në konferencën për shtyp ka folur edhe trajneri I Partizanit, Ilir Daja. Trajneri i të kuqve preku shumë tema të ndryshme, që nga sfida e nesërme, Çinari, por edhe merkato.
"Duhet të jemi të kujdesshëm në derbi dhe të jemi më afër portës. Çinari? Do ta quaja si blerje pasi është një vlerë e shtuar për ne. E njeh shumë mirë kampionatin dhe skuadrën, por ka nevojë për kohë pasi mungon prej shumë kohës. Do të jetë një ogur I mirë për të këtë derbi. Ai është pjesë e skuadrës që nga fillimi I sezonit. Ka qenë pjesë e manovrës, por ka munguar në ndeshje zyrtare. Nuk do të jetë titullar pasi jemi përgatitur pa të gjatë kësaj jave, por do të futet gjatë ndeshjes".
Merkato? Ne shpresojmë që të ketë ndëhyrje në mbrojtje. Po shikojmë disa lojtarë nga tregu I huaj dhe vendas. Jemi fokusuar në 2-3 alternativa e do të zgjedhim njërin prej tyre edhe pse nuk është më cilësor se këta që janë. Në momentin që do të afrohen lojtarë do të mendojmë edhe për largimet që mund të jenë më përfitim për klubin.
Derbi ka vlerën e 3 pikëve dhe nuk ka ndikim në ecurinë e skuadrës. E presim ndeshjen me qetësi pasi e kemi skuadrën gati. Mund të bëjmë ndërhyrje më shpejt pasi kemi shumë lojtarë gati. Kundështarët? Derbi është ndeshja më e rëndësishme e kampionatit. Edhe kur ka pasur disnivele ka dhuruar surpriza. Skuadra do të jetë e motivuar ashtu siç është edhe kundërshtari. Ndeshja I ka të 3 rezultatet, por shpresojmë që ne të dalim me fitore.
Kemi bërë analizën e ndeshjes së Korçës ku terreni ishte I rënduar. Kemi bërë mirë edhe në atë terren dhe u kam thënë lojtarëve që nuk asnjë justifikim që në një terren si ai I Elbasanit mos të kemi atë angazhim. Elbasani të jep kushte që të shprehehesh në të dyja fazat e lojës. E kam të preferuar këtë stadium pasi kemi marrë rezultate të mira. Të krijon mundësi pasi edhe në kohë është e përshtatshme. Përveç se e kam stadium shansi çdo skuadër dëshiron të luajë në këtë stadium pasi të jep mundësi të shprehesh më mirë.
Idrizaj është bashkuar me skuadrën pas problemit që kishte në Fier. Ritmi në stërvitje nuk është ulur kjo edhe për shkak se është shtuar konkurrenca brenda grupit. Nesër kemi një gjendje shumë të mirë dhe kemi më shumë lojtarë të gatshëm.
Ne kemi shumë pak humbje e kemi pësuar pak gola në krahasim me skuadrat e tjera. Gjithashtu kemi shënuar edhe shumë gola e do ta vlerësojmë Tiranën sepse është skuadra kampione në fuqi. Nuk mund të futemi në fushë me nënvlerësim, kanë një mbrojtje të mirë, por kanë edhe problemet e tyre ashtu siç kanë të mirat.
Të luash me Partizanin do të thotë që do të kesh presion gjithmonë. Nuk duhet të shtojmë presionin në derbi, por duhet ta menxhojmë mirë dhe ne kemi lojtarë me eskperiencë. Shpresojmë që të rikuperojmë pikë dhe ky 3 pikësh është me vlera, por nuk do të jetë përcaktues për vazhdimsinë e kampionatit". Afrimet? "Kemi filluar që në fund të dhjetorit pasi kishim shpresa që të fitonim në CAS. Nuk duam lojtarë për të plotësuar nurmin, por cilësi. Gabimet në merkato mund të na kushtojnë shumë pasi lojtarët e huaj kërkojnë një kontratë më të gjatë dhe do të bëjmë kujdes me afrimet që mos të ketë kosto në vazhdim. Zhunior? Kemi stërvitjen e fundit dhe skuadra e di se kush do të luajë nesër. Nuk mund të them nëse Zhunio do të startojë nga fillimi apo jo", u shpreh Daja.