Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

“Dënimi për Europën ndikon te lojtarët”, Daja paralajmëron rotacione: Klubi po merret me gjyqin, ne mendojmë për fushën

Shkruar nga NEWSPORT
“Dënimi për Europën ndikon te lojtarët”, Daja

Skënderbeu kërkon vazhdimsinë në Kategorinë Superiore. Pas fitores ndaj Partizanit në “Selman Stermasi”, korçarët ditën e nesërme udhëtojnë drejt Vlorës për t’u ndeshur me Flamurtarin e vendit të fundit. Në një intervistë për “RTSH Sport”, trajneri Ilir Daja u shpreh se nëse skuadra nuk merr 3 pikë ndaj Flamurtarit, fitorja me Partizanin nuk ka shumë vlerë.

“Nuk është e lehtë, por e nisëm me fitore, aty ku e kishim lënë. Nëse nuk marrim 3 pikë ndaj Flamurtarit, fitorja ndaj Partizanit nuk ka shumë vlerë.

Do të jetë e vështirë pasi të gjitha ekipet që kanë pasur të njëjtën shkëputje dhe rifillim si ne do të kenë oshilacione si ne. Ne duhet të bëjmë disa rotacione duke I vënë theksin prezantimin e skuadrës në këto ndeshje të mbetura.

Objektivi? “Vështirësia është dënimi për në Europë dhe ndikon te ne, por kemi parë punën në fushë, ndërsa klubi po merret me gjyqin për të pasur një përgjigje pozitive”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga