
Emiljano Musta do mësojë sot rezultatin e analizave për dëmtimin që pësoi në ndeshjen e fituar 5-2 ndaj Sfintul Gheorghe në Conference League. Mbrojtësi i Partizanit pësoi një goditje në gju, teksa doli nga loja në minutën e 44 të ndeshjes.
Mbrojtësi që debutoi me Partizanin, iu nënshtrua kontrolleve të specializuara dje, teksa stafi i Demave pret me ankth përgjigjet. 29 vjeçari elbasanas është një nga pikat e forta të Partizanit, teksa u afrua vetëm pak javë më parë. Në varësi të gjendjes së tij, stafi teknik do marrë vendimin nëse Musta do jetë gati për ndeshjen në transfertë me moldavët në Conference League.
Poll