Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Dëmtimi i Paul Pogba, francezi do të mungojë gjatë

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtimi i Paul Pogba, francezi do të mungojë gjatë

Paul Pogba mund të mungojë gjatë te Juventus. Mesfushori francez, i afruar në këtë merkato vere te "Zonja e Vjetër" u dëmtua në seancën e djeshme stërvitore me bardhezinjtë. Klubi italian doli me deklaratë zyrtare duke treguar se shtatlarti ka probleme në meniskun e gjurit.

Ndërkohë, sot mediet përtej Adriatikut bëjnë me dije se ai mund të mungojë deri 1 muaj. Problemi i konstatuar në gju kërkon një ndërhyrje kirurgjikale duke e lënë në këtë mënyrë pushim deri në fund të gushtit. Një lajm i keq për Massimiliano Allegrin që duhet t'i bëjë llogaritë pa kampionin e botës.

Kampionati italian do të nisë në datën 13 gusht dhe ky lajm, padyshim ka prishur gjithë planet e stafit teknik te "Zonja e Vjetër". Nuk përjashtohet mundësia që drejtuesit të futen sërish në merkato për të plotësuar boshllëqet e lëna nga dëmtimi i mesfushorit francez.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga