
Milan do të luajë ditnë e mërkurë një nga ndeshjet më të rëndësishme në fazën e grupeve të Champions League. Kuqezinjtë do të udhëtojnë në Gjermani për të sfiduar Borussia Dortumd, sfidë që do të startojë në orën 21:00.
Një duel ku “dhuimbjet e kokës” për Stefano Piolin sa vijnë e shtohen. Do të mungojnë për këtë takim lojtarë të rëndësishëm. Dëmtimi i Ruben Loftus-Cheek lë një “gropë” të madhe në mesin e fushës, pasi anglezi është një nga lojtarët e paprekshëm në formacion.
Gjithashtu mungojnë edhe Krunic dhe Bennacer duke shtuar kështu akoma më shumë “hallet” e timonierit të kuqezinjve. Në këto kushte Pioli duhet të gjejë zëvendësuesin e tyre për një nga sfidat më të luftuara të Champions.
Poll