
Laçi dhe Anderlecht do luajnë sot në 19:00 në "Elbasan Arena". Sfida e parë e fazës së tretë në Conference League gjen kurbinasit përballë gjigantëve të Belgjikës, me presidentin Pashk Laska që ka vendosur të japë 150 mijë euro në rast të një kualifikimi.
Të gjithë shqiptarët do i kenë sytë në Elbasan, me sfidën që luhet me tifozë. Në lidhje me këtë takim, trajneri Shpëtim Duro nuk do ketë gati asin e sulmit, Mentor Mazrekaj. Fantazisti ka pësuar një dëmtim që do e mbajë jashtë për këtë sfidë. Duro pritet të luajë me skemën 4-3-3, me Ademin që pritet të debutojë në krahët e sulmit. Mungon për shkak pezulimi edhe Julian Shehu.
Formacioni i mundshëm:
Laçi: Sherri, Velija, Ignatovic, Malota, Roganovic, Qato (Zulfiu), Deliu, Lushkja, Ademi, Zarubica, Guindo Trajner: Shpëtim Duro