Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Dëmtim në stërvitje, titullari i Tiranës del nga fusha dhe rrezikon Kastriotin

Shkruar nga NEWSPORT
Dëmtim në stërvitje, titullari i Tiranës del nga fusha dhe

Tirana luan nesër në 16:00 me Kastriotin në "Selman Stërmasi". Sfida vlen për javën e 32-të të Superligës, ndërsa Orges Shehin e shqetëson gjendja e Isaac Gyamfi. Mesfushori u dëmtua në stërvitje, duke lënë në mes përgatitjet për duelin me krutanët. 20 vjeçari ganez ka ndjerë dhimbje në kavilje, me stafin mjekësor që nuk ka dashur të rrezikojë.

Me Çelhakën jashtë për shkak të kartonave të verdhë, Orges Shehi ka dyshime edhe për gjendjen e mesfushorit ganez, teksa këtë sezon te Tirana Gyamfi ka luajtur 19 ndeshje. Pritet që durrsaku të shohë gjendjen në stërvitjen e sotme, e cila do jetë e fundit para duelit me Kastriotin, që për bardheblutë vlen Europën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga