
Dëmtimi i Diego Demme ka futur në merkato skuadrën e Napolit.
Skuadra italiane po kërkon një profil të futbollistit që i duhet Spallettit për në sezonin e ri futbollistik.
Sipas asaj që raportojnë mediat përtej adriatikut, emrat në listën e dëshirave të Napolit janë të shumtë, ndërkaq, së fundmi në objektiv ka përfunduar mesfushori i Interit, Matias Vecino.
Uruguajani shihet si profili ideal për të zëvendësuar Demme, me zikaltërit që janë të gatshëm për ta lënë të lirë.
Poll