Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Demi zbulon përforcimet e reja dhe kërkesën për Tiranën, premton një dhuratë të madhe për tifozët

Shkruar nga NEWSPORT
Demi zbulon përforcimet e reja dhe kërkesën për

 

I ftuar në emisionin "Zona Gol" në Supersport mbrëmjen e djeshme ka qenë presidenti i klubit të Partizanit, Gaz Demi. Ai ka folur për të gjitha risitë e fundit që kanë ndodhur në skuadër, ka zbuluar disa plane dhe kërkesa që ka klubi i tij, si dhe ka falënderuar tifozerinë që është mjaft e rëndësishme.

"Mund të them se nuk jam 100 për qind i kënaqur me skuadrën pasi ende nuk është aty ku e presim të gjithë në vendin e parë. Gjithsesi me atë çka ekipi po tregon përgjatë përgatitjeve që po zhvillon në Antalia, mendoj se do të përligj pjesën e mbetur të kampionatit, objektivin final, rrugën drejt titullit kampion. Kemi afruar në skuadër një lojtar të spikatur që ka treguar vlera në kampionatin tone Marko Cetkoviç. Që në debutim ndaj Qabalas edhe pse udhëtoj për tërë natën, ai spikati me paraqitjen e tij dhe mendoj se do të ketë padiskutim një vend titullari në skuadër".

Presidenti ka folur dhe rreth merkatos që ka bërë Partizani, si dhe çeshtjes se largimeve.

"Përsa i përket merkatos, mendoj se mund të ketë 1 ose 2 përforcime që janë lojtar të spikatur, por emra nuk mund të përmend, ndërsa largimet nuk i mendojmë. Pavarësisht ofertave që kanë ardhur në adresë të lojtarëve tanë të talentuar stafi ka menduar që këtë vit të ruajmë grupin për të synuar titullin kampion. Unë si Gaz Demi mendoj se këtë vit padiskutim do të shpallemi kampion, por tashmë është fusha, puna e stafit dhe skuadra ajo që duhet të konkretizoj këtë objektiv, sepse edhe kushtet nuk i mungojnë".

Kreu i klubit ka zbuluar planet që ai ka dhe drejtuesit e klubit kanë bërë lidhur me fondet e akorduara nga EUFA, sesi këto para do të shkojnë për ndërtimin e një akademie.

"Për sa i përket fondeve të akorduara nga UEFA të cilat kalojnë nëpërmjet federatës tonë, janë financa të vitit të kaluar dhe të këtij sezoni të cilat i takojnë Partizanit dhe do të jenë pjesë e investimeve në ndërtimin e akademisë së futbollit, e cila nuk do të jetë thjesht një shkollë futbolli, por edhe edukimi për të gjithë brezat. Kjo akademi sportive që po ndërtojmë, do të jetë ndër më të mirat në Ballkan".

Ai ka bërë një përshëndetje speciale për tifozerinë dhe mirëkuptim nga ana e klubit të Tiranës dhe Bashkisë.

"Në fund përshëndes tifozerinë e Partizanit, e cila mbështet në çdo ndeshje ekipin. Gjithashtu pres një përgjigje nga klubi Tirana dhe Bashkia, që në gjysmën e dytë të kampionatit t'i luajmë ndeshjet në stadiumin "Selman Stërmasi". Besoj se do të gjejmë gjuhën e përbashkët, pasi edhe drejtuesit e klubit të Tiranës do ta mirëkuptojnë kërkesën tonë".

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga