
Kamza është ekipi surprizë i këtij sezoni në Superligë. Edhe pse pritej të kishte ecuri pasi drejtuesit e klubit punuan në merkaton e verës për afrimin e disa lojtarëve me eksperiencë në Superiore, askush nuk e mendonte se do të ishte ekip pretendent për Europë, të paktën me ecurinë e deritanishme.
Madje dhe trajneri Ramadan Ndreu në fillim të kampionatit është shpehur se synonin vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit, por ekipi po e surprizon akoma më shumë teknikun me ecurinë e deritanishme.
Fitorja me Laçin u ka dhënë zemër lojarëve, kjo ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për ndeshjen e radhës, e cila do të jetë me Partizanin. Për këtë sfidë, mësohet se është vendosur një premio për lojtarët para startimit të takimit.
Si duket, drejtuesit e klubit të Kamzës po motivojnë lojtarët për të mundur dhe Partizanin, nëse kjo gjë ndodh, do të ishte një arrtije e madhe për Kamzën dhe një rrëzim total për ekipin e kuq.